Telegrafi

Në samitin e G7-ës Biden nuk do të mund të shkojë me “Bishën”, limuzina presidenciale është më e gjerë sesa korsitë e qytetit anglez Cornwall

Joe Biden duket se do ta lë limuzinën e tij presidenciale e njohur si “Bisha” në Shtetet e Bashkuara, kur edhe synon të marrë pjesë në samitin e G7 që do të mbahet në Cornwall të Anglisë – për shkak se ajo mund të ngec për shkak të korsive të ngushta të rrugëve.

Presidenti amerikan do të vizitoj brigjet e Carbis në qershor – që konsiderohet si vizita e tij e parë jashtë Shteteve të Bashkuara si president, transmeton Telegrafi.

Biden do të akomodohet në një resort në afërsi të detit dhe deri atje do të shkojë me një veturë tjetër (SUV), e jo me veturën zyrtare siç jemi mësuar t’i shohim presidentët amerikanë.

“Bisha” që kushton 1.1 milion dollarë dhe është prodhim i Cadillac, është një veturë që i reziston sulmeve terroriste pasi që është plotësisht e blinduar.

Duke marrë parasysh se me të udhëton presidenti, brenda veturës nëntë tonëshe ka doza të gjakut të presidentit si dhe bombola të oksigjenit në rast të ndonjë emergjence. /Telegrafi/