Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, me ftesë nga ministri i Ekonomisë të Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Sulltan bin Saed Al Mansuri, nga 9 deri më 11 prill merr pjesë në Samitin e 8 të investitorëve vjetor në Dubai, EBA, e cila mbahet nën mbikëqyrjen e sheikut Mohamed bin Rashid Al Maktum, Kryetar i EBA-s dhe kryeministër në Dubai.
Bëhet fjalë për mbledhje vjetore ku marrin pjesë udhëheqësit e platformës botërore për investime të huaja, në të cilën tema vjetore është “Lidhja e të zhvilluarve dhe tregjet e reja nëpërmjet investimeve të huaja, partneritetit për rritje gjithëpërfshirëse dhe zhvillim të qëndrueshëm”, ku në një vend mbledh mijëra përfaqësues nga sektori publik dhe privat nga më shumë se 100 vende, në mes të cilave edhe përfaqësues të ministrive dhe qeverive, komuniteti publik, odat ekonomike, zonat ekonomike dhe industriale, institucionet bankare dhe financiare, ndërmarrje të vogla dhe të mesme. /Telegrafi/