Telegrafi

Në samitin e APEK-ut u kërkua marrëveshje për klimën në dy faza

Shefat e shteteve dhe qeverive të SHBA-së, Kinës, Japonisë, Rusisë dhe 17 vendeve të tjera u prononcuan në mënyrë kategorike kundër protekcionizmit dhe u dakorduan se rritja ekonomike duhet të shkojë paralelisht me mbrojtjen e klimës dhe mjedisit jetësor.

Kryeministri danez Lars Loke Rasmusen në margjinat e samitit të APEK-së u angazhua për konsesus minimum në konferencën për klimën që duhet të mbahet në Kopenhagë. Rasmusen, si i ftuar në samitin e APEK-së, propozoi që në negociatat e ardhshme për klimën në Kopenhagë të shikohet si në projekt me dy faza. Së pari do të duhej të arrihej marrëveshje politike me qëllim të mbrojtjes së klimës, ndërsa detyrimisht Marrëveshje për mbrojtje të klimës do të miratohej më vonë. Planet e këtilla ishin përshëndetur nga ana e pjesëmarrësve në samit.