Site icon Telegrafi

Në Samadraxhë të Suharekës do të hapet “Zona Agro Industriale”

Është nënshkruar marrëveshja për bashkëfinancimin e projektit të “Zonës Agro-Industriale” , në fshatin Samadraxhë, mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe komunës së Suharekës.

Ky projekt sipas Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë erdhi pasi që faza e parë në vitin e kaluar është kryer me sukses. Ministrja Hykmete Bajrami tha se për të përmirësuar ambientet e bizneseve duhet angazhim edhe i nivelit qeveritar por edhe atij lokal.

“Jemi shumë të kënaqur me projektin që e kemi realizuar vitin e kaluar, pikërisht për shkak të realizimit të suksesshëm ne kemi ardhur deri te marrja e këtij vendimi që ne të fillojmë me fazën e dytë. Në këtë projekt ministria ka kontribuar me 200 mijë euro ndërsa komuna ka dhënë 43 mijë euro. Bajrami është shprehur që në drejtim për përmirësimin e ambientit të bizneseve është punuar shumë, ku ka përmendur politikat fiskale, ndryshmin e një numër i të ligjeve e shumë prej tyre me kërkesa të vetë bizneseve në mënyrë që të eliminohen të gjitha barrierat dhe për të zhvilluar burokracinë”, tha Bajrami.

Ajo gjithashtu ka treguar se me BERZH janë duke biseduar që në këto zona të bëhet edhe një fabrikë për trajtimin e ujërave të zeza.

“Do të vazhdojmë edhe në vitet e tjera, kemi planifikuar buxhet por njëkohësisht së bashku me agjencionin KIESA jemi duke bashkëbiseduar me BERZH në mënyrë që infrastruktura në këto zona të kryhet sa më shpejtë. Në të njëjtën kohë dje me kryetarin e asociacionit të Komunave e kemi ngritur edhe çështjen e licencimit të parkut industrial tash me të cilën ju e keni të populluar me biznese mirëpo i cili nuk është licencuar. Ne jemi shumë të interesuar që të investojmë edhe aty…. E kemin interesin që t’iu dalim në ndihmë bizneseve”, tha Bajrami.

Kryetari i Komunës së Suharekës Sali Asllanaj ia është falënderuar ministren për mbështetjen që po i bënë bizneseve të komunës që ai po drejton, duke shtuar se kjo Ministri po krijon perspektivë të punësimit dhe ngritjes ekonomike.

“Na keni përkrah edhe vitin e kaluar specifikisht në sferat që janë me interes për qytetarët e komunës sonë. Ne mendojmë që po krijojmë një perspektivë të punësimit, ngritjes ekonomik dhe ju kemi krah të fuqishëm në këtë aspekt. Unë mendoj që jemi prej komunave qe mund të krenohemi për punën që e kemi bërë rreth ngritjes i industriale të zonave … Dhe atë të fshatit Samadraxhë”, tha Asllanaj.

Ndryshe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë dje ka nënshkruar edhe marrëveshje me Komunën e Shtimes për parkun teknologjike.

Exit mobile version