Site icon Telegrafi

Në sallat e Kirurgjisë Torakale të QKUK-së janë trajtuar 342 raste me patologji të gjirit, tumore beninje dhe malinje

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në sallat e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga periudha 1 janar – 21 tetor 2021, janë trajtuar kirurgjikisht 342 raste- patologji të gjirit- tumore beninje dhe malinje.

Gjithashtu, ShSKUK njofton se gjatë vitit 2020 janë kryer 340 operacione, transmeton Telegrafi.

“Gjatë vitit 2020 janë kryer 340 operacione, ndërkaq në vitin 2019 janë realizuar 578 operacione të kësaj natyre. Në dy vitet e fundit kishte numër më të vogël të operimeve në Kirurgjinë Torakale të QKUK-së, për shkak të situatës së krijuar nga Pandemia COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version