Një grua e cila rrit mace, u gjet e ngrënë pjesërisht nga 20 macet e saj pasi humbi ndjenjat kur ishte e vetme në shtëpinë e saj.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, policia beson se ajo kishte qenë e vdekur për dy javë kur gjetën trupin e saj të rrethuar nga kafshët.
Zbulimi i tmerrshëm u bë vetëm pasi një punonjëse thirri policinë në qytetin rus të Bataysk, kur nuk ishte në gjendje të kontaktonte mbarështuesen.
Një ekspert i shpëtimit të kafshëve i cili kujdesej për disa nga macet gjigante të mbijetuar “Maine Coon” tha: “Macet u lanë vetëm për dy javë”.
“Nuk kishte ushqim, kështu që çfarë do të kishin pasur tjetër për të ngrënë? Është e kuptueshme apo jo? Ato hëngrën se çfarë kishte’
Disa nga macet më të shëndetshme iu shitën pronarëve të rinj për 33 euro, secila.
Macet “Maine Coon” shquhen për madhësinë e tyre dhe e kanë origjinën në shtetin amerikan të Maine. /Telegrafi/