Site icon Telegrafi

Në Rusi shfaqet gripi i shpezëve

Zona rreth fermës së prekur me virus, në të cilën kanë jetuar rreth 500.000 shpezë, është vendosur në karantinë, ka thënë zyrtarja e ministrisë për rajonin e Rostovit.

Virusi H5N1 i gripit të shpezëve, është zbuluar në muajin shtator, në një fermë të rajonit Krasnodar, ku kanë ngordhur 400 shpezë.

Rusia ka vendosur kufizime në importet polake të shpezëve të gjalla, vezëve dhe produkteve të shpezëve, pasi që është publikuar raporti për një numër rastesh të gripit të shpezëve në Poloni.

Exit mobile version