Banorët e qytetit rus Vladivostok, këto ditë janë duke testuar aftësitë e rezistencës nga erërat e forta që fryjnë me 136 kilometra në orë, kanë bërë të ditur meteorologët rusë.
Fillimisht ishin të reshurat e shiut që ngrinë tokën, më pas rrugët u shndërruan në terren për patinazh, e erërat e forta vetëm sa ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve rusë, transmeton Telegrafi.
Erërat janë aq të forta sa që veturat e parkuara lëviznin, kurse organet kompetente kishin shumë punë. Përveç kësaj, shoferët për shkak të akullit as që kanë mundur të vozisin, kryesisht rrëshqisnin.
Në një video të filmuar shihen një numër i objekteve montuese përplasen nëpër vetura. Në anën tjetër autoritetet lokale kanë bërë të ditur se ende nuk kanë bërë vlerësimin e dëmeve materiale, por dihet se të paktën 60 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë për shkak të lëndimeve në akull. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DoYQffyhXyA&feature=emb_title