Krijesa misterioze e njohur si Yeti, që dyshohet se jeton në regjionin e Himalajës, pikërisht në Butan, Nepal dhe Tibet, besohet se është parë edhe në malet Ural të Rusisë.
Dëshmitarët pretendojnë se e kanë parë këtë krijesë të pazakontë, teksa kalonte rrugën, në një mbrëmje të ftohtë dhe me borë, transmeton Telegrafi.
Është e çuditshme sepse kurrë më parë, nuk ishte thënë se ‘Yeti’ të jetë parë diku jashtë Azisë.
Në videon e postuar më poshtë, mund ta shihni momentin kur kafsha misterioze, kalon nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Sidoqoftë, deri më tani ka pasur shumë njerëz që thonë se e kanë parë krijesën më të madhe se majmuni, por asnjëherë nuk ka pasur dëshmi me fakt. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZKnWYB8jUWg