Site icon Telegrafi

Në rrugët e Qytetit të Shkupit hidhen 250 ton kripë

Ekipet e shërbimit dimëror të Qytetit të Shkupit në natën e kaluar, deri në mëngjes kanë hedhur 250 ton kripë në bulevardet dhe rrugët e qytetit me qëllim për të parandaluar paraqitjen e ngricave, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.

Në kompetencë të Qytetit të Shkupit janë bulevardet dhe disa rrugë të caktuara të qytetit, kurse rrugët tjera janë në kompetencë të komunës dhe ata janë të detyruar për pastrimin e tyre dhe mirëmbajtjen.

‘Apelojmë deri te qytetarët, pronarët e objekteve dhe shtëpive që tu përmbahen detyrimeve ligjore për pastrimin e borës’, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Poashtu edhe ‘Higjiena Komunale’ apelon komunat që të realizojnë obligimet e tyre për pastrimin e borës nëpër rrugë të cilat janë në kompetencë të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version