Telegrafi

Në rrugën Gjevgjeli-Shkup janë kapur 44 emigrantë ilegal

Në tunelin e parë gjatë rrugës Gjevgjeli-Shkup dje policia në një kamion ka zbuluar 44 emigrantë.

Siç thuhet në raportin e rregullt të policisë, dje në orën 22:00 në magjistralen Gjevgjeli-Shkup nga pjesëtarët e policisë doganore janë vërejtur në automjet ngarkimi “Iveko” me regjistrim të Shkupit dhe në koordinim me zyrtarët policor nga kalimi kufitar Bogorodicë, i kanë ndjekur ato.

Në tunelin e parë në drejtimin Gjevgjeli-Shkup vozitësi pasi ka vërejtur ato, e ka ndalur kamionin dhe ka ikur.

Në kamion janë gjetur 44 emigrant ilegal nga të cilët 10 nga Siria, 20 nga Pakistani, 12 nga Afganistani dhe dy nga India.

Emigrantët për procedura të mëtejshme janë dërguar në stacionin policor në kalimin kufitar Bogorodicë. /Telegrafi/