Një autobus është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Gëziq të Mirditës.
Autobusi i përket linjës Milano-Prishtinë dhe burime për Ora News nga zjarrfikësja e Mirditës bëjnë me dije se autobusi është djegur plotësisht.
Nuk ka të lënduar në radhët e pasagjerëve.
Forcat zjarrfikëse të Mirditës kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku po punojnë për të shuar flakët.
Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një defekt në motorin e automjetit.