Telegrafi

Në rrjetet sociale shpërthejnë shakatë pas ngritjes së çmimit të naftës dhe vajit

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer shakatë pas shtrenjtimit të naftës dhe vajit në Kosovë.

Çmimi i naftës aktualisht në Kosovë kushton 1.65 litra, kurse rritje të çmimeve kanë pësuar edhe produktet ushqimore, përfshirë edhe vajin i cili nga 1.60 Euro sa ka kushtuar një litër, tashmë çmimi ka arritur në 3.49 Euro, transmeton Telegrafi.

Për ngritjen e çmimeve qytetarët reaguan ashpër, ndërsa në mesin e reagimeve kishte dhe të atillë që shfrytëzuan momentin që të krijojnë disa shaka pas situatës së krijuar në vend.

Lexo po ashtu Në Kosovë çmimi i vajit shkoi deri në 3.5 euro, kaq kushton në vendet e Evropës

Një fotografi e shpërndarë në rrjetet sociale e cila u komentua shumë nga qytetarët ishte e asaj ku kinse inspektorët janë në gjumë dhe çmimet janë ngritur.

Në rrjet kishte po ashtu fotografi tjera, ku ndër to ishte edhe një torte me mbishkrim “Urime shtrenjtimi i naftës”.

Për më shumë, shikoni fotografitë më poshtë. /Telegrafi/