Telegrafi

Në rritje numri i femrave të Bolt, kësaj radhe del me gjashtë në Londër (Foto)

Usain Bolt ka qenë në qendër të vëmendjes në javët e fundit, jo për karrierën e tij, por për shfrenimet me femra nëpër klube nate dhe hotele.

Njeriu më i shpejtë në botë e ka zhvendosur argëtimin e tij në Londër dhe mediat sjellin vazhdimisht pamje nga festat e shumta të xhamaikanit pas triumfit në Rio.

Lexo po ashtu Nuk mbaron shfrenimi i Bolt, argëtimi vazhdon në Londër (Foto)

Daily Mail bën të ditur se ai ka festuar deri në 5:00 të mëngjesit, madje ka vallëzuar edhe në rrugë me shoqërueset e tij.

Lexo po ashtu Bolt u argëtua me tri femra, ndërsa kjo është e dashura të cilën e tradhtoi (Foto)

Kjo ishte nata e katërt radhazi që Bolt argëtohet në Londër, pas shfrenimit që pati edhe në Brazil. /Telegrafi/