Një ditë para mbajtjes së rrethit të dytë të zgjedhjeve për kryetar komune, në komunën e Gostivarit, të drejtën e votës do ta realizojnë 123 të sëmurë dhe persona të pamundur dhe një i paraburgosur, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor Gostivar.
Të drejtë vote kanë gjithsej 79.632 votues të cilët në 121 vendvotime do të zgjedhin një prej dy kandidatëve./Telegrafi/