Site icon Telegrafi

Në rrethana të dyshimta, vdes ish-drejtori i Shëndetësisë në Deçan

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është plagosur në Strellc të Deçanit që i njëjti më pas ka vdekur.

Bëhet fjalë për Mustaf Hasanaj që ishte Drejtor i Shëndetësisë në Deçan për dy mandate.

Mëngjesi i sotëm ka qenë i kobshëm për familjen Hasanaj në Deçan, pasi Mustaf Hasanaj nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve.

Rastin për Telegrasfin e ka konfirmuar policia e Kosovës.

Edhe në Komunën e Deçanit ky lajm ka qenë shokues.

Drejtori i Administratës Jashar Dobraj thotë se i ndjeri njihej si njeri i ndershëm dhe i urtë.

“Me keqardhje iu shprehim ngushëllime të gjithë bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve të Komunës së Deçanit. Ka qenë një punëtorë i zëshëm, punëtorë pa fjalë, një punëtorë që askush nuk ka pasur ndonjë fjalë negative për të”.

Dobraj më tutje tregoi se Hasanaj ka qenë Drejtor i shëndetësisë në Deçan për dy mandate.

Ndërkaq RTV Dukagjini nga burime jozyrtare tregon se i ndjeri ka kryer vetëvrasje./Telegrafi/

Exit mobile version