Telegrafi

Në Romë takim i ministrave të Punës së G-8-shit

Italia, e cila është kryesuese aktuale me grupin e tetë vendeve më industriale, do të kërkojë nga vendet-anëtare të G-8-shit që të arrijnë marrëveshje për "pakt global për ndihmë sociale" me qëllim të stabilitetit social dhe ekonomik.

"Roma shpreson se pjesëmarrësit e takimit do të angazhohen që ta mbrojnë BPV-në nga papunësia, sepse do të investohet në stërvitje të fuqisë punëtore dhe do të sigurojnë që sistemi i ndihmës sociale të mbetet i qëndrueshëm në krahasim me pensionet dhe shërbimet shëndetësore", deklaroi ministri italian i Punës, Mauricio Sakoni.

Disa mijëra njerëz protestuan dje pasdite në Romë, në prag të takimit të ministrave të G-8-shit. Demonstratat ishin të organizuara nga sindikatat e pavarura.

Demionstrantët, të cilët parakaluan nëpër qendër të Romës, brohoritnin parulla "Ne jemi me punëtorët, të papunët, të dëmtuarit, e jo me përgjegjësit e krizës". Ata me ngjyrë të kuqe dhe me vezë i godinin filialet e bankave, zyret e kompanive të sigurimit dhe agjencitë për patundshmëri, pranë të cilave parakalonin.

Protesta masovike, me pjesëmarrje të dhjetëra mijë njerëzve dje u mbajtën në kryeqytetet evropiane për të protestuar kundër takimit të ardhshëm të G-20-shit, që do të mbahet javën e ardhshme në Londër.