Site icon Telegrafi

Në Romë gjendet koka e statujës së Dionisit

Arkeologët në Romë kanë gjetur një kokë të madhe mermeri të Dionisit, i njohur gjithashtu si Baku – perëndia i lasht romake i verës, vallëzimit dhe pjellorisë.

Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në zemër të qytetit. Koka i përket një statuje të madhe që daton nga epoka perandorake. Arkeologët po gërmonin pranë një muri mesjetar, kur gjetën kokën.

“Fytyra është e rafinuar dhe e hirshme, e re dhe femërore. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se mund të jetë një përshkrim i Dionisit”, thuhet në njoftim.

Koka e mermerit do të pastrohet dhe do të vendoset në muze për tu parë nga turistët. Sipas Claudio Parisi Presicces, drejtor i muzeve arkeologjike të Romës, ajo daton midis shekullit të parë p.e.s. dhe shekullit të e.s.

“Sytë e zbrazët, të cilët me siguri ishin të mbushura me qelq ose me gurë të çmuar, datojnë në shekujt e parë të Perandorisë Romake”, tha ai. “Sipërfaqja nuk është plotësisht e dukshme, sepse ende nuk i kemi dhënë një pastrim tërësor. Ne mendojmë se ende mund të ketë gjurmë të ngjyrës origjinale të ruajtur në brezin rreth flokëve”.

Dionisi ishte djali i Zeusit dhe Semelës, bijës së vdekshme të mbretit të Tebës. Ai njihej si zot i verës, kultivimit të verës dhe kultivimit të rrushit, si dhe të fertilitetit, teatrit dhe ekstazës fetare. U adhurua nga grekët e lashtë si një nga 12 olimpistët para se të përfshihej në panteonët romakë të perëndive si Baku. /TCH/

Exit mobile version