Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital në Arizona në moshë 74-vjeçare, ndërsa pas vetes ka lënë nëntë fëmijë të tij dhe një të adoptuar.
Në vitet e fundit të jetës, legjenda e boksit ka qenë nën kujdesin e gruas së katërt, Yolanda Lonnie dhe motrës së saj, Marilyn Williams, të cilat janë kujdesur për të dhe i kanë ndihmuar në jetën e përditshme. Gruaja e tij ia kishte përzënë vëllanë nga shtëpia, teksa Ali nuk dinte asgjë për këtë.
Derisa ka të tillë që e lëvdojnë Yolandan se i ka qëndruar pranë në momentet e vështira, të tjerë thonë se ajo është martuar me të vetëm për t’ia marrë pasurinë (Ali ishte i sëmurë në vitin 1986 kur u martua me Lonnien, e cila tash ka një pasuri prej 76 milionë eurosh, ndërsa do të përfitojë akoma më shumë pas vdekjes së boksierit).
Si shumë të tjerë, edhe Ali kishte pikën e tij të dobët dhe ato ishin femrat e bukura, të cilat jo rrallëherë i kishin shkaktuar kaos në jetën e tij. Pos nëntë fëmijëve të tij, ai kishte edhe një djalë të adoptuar, ndërsa ka pasur shumë fëmijë të tjerë që kanë thënë se e kanë atë baba biologjik.
Para se të bëhej i famshëm, Ali u martua për herë të parë me Sonji Roi, e cila ishte një kameriere. Mirëpo, lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi boksieri u konvertua në islam.
Menjëherë pas, ai u martua me Belinda Boyd, e cila asokohe ishte 15 vjeçe dhe punonte në një furrë në Los Angeles. Edhe ajo u konvertua në islam me emrin Khalilah Ali. Nga ajo martesë, lindën katër fëmijë.
Në radhë erdhi Veronica Porsche, me të cilën nisi aferën gjatë kohës sa ishte i martuar me Belindan. Me të i ka tri vajza.
Ali ka edhe dy vajza nga lidhjet jashtëmartesore, ndërsa ka një djalë të adoptuar. Vetëm Sonji ka ndërruar jetë, ndërsa gratë e tij të tjera janë gjallë. /Telegrafi/