Site icon Telegrafi

Në ribashkimin e “Friends” përhapen spekulime për shtatzëninë e Aniston, por në fakt ajo do të bëhet teze

Jennifer Aniston ka shpërndarë të reja interesante, derisa në rrjet po qarkullojnë lajmet e rikthimit të filmit “Friends”.

52-vjeçarja e cila është e njohur në rol si Rachel Green, ka bashkëpunuar javën e kaluar me disa kolegë të saj, shkruan Daily Star.

Derisa gjithë grupi pretendonte të kthehej vitin e kaluar me serinë e re, pandemia coronavirus e shtyu një vendim të tillë.

Më në fund, pas shumë spekulimeve, lajmet për bashkimin e tyre janë bërë të vërteta.

Një burim ndërkohë afër Aniston ka thënë se një bashkim i tillë ishte tejet i mirë, pasi kjo e fundit kishte të reja nga jeta personale.

Jen së shpejti do të bëhet teze, gjë të cilën kishte dëshirë që ta ndante njëherë me kolegët e saj.

Fillimisht spekulimet për aktoren ishin se do të bëhet nënë, por më pas ajo zbuloi se lajmi për fëmijë nuk ka të bëjë me të. /Telegrafi/

Exit mobile version