Site icon Telegrafi

Në rektorat vidhet kompjuteri i ish-rektorit Zejnullahu (Video)

Në orët e vona të së martës, në rektoratin e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, pikërisht në zyrën e rektorit disa persona kanë hyrë me forcë dhe kanë vjedhur disa gjësende, njofton Klan Kosova.

Hyrja në zyrën e rektorit është bërë nëpërmes një dritareje në qoshe të ndërtesës, hapja e së cilës është bërë me një kaçavidë.

Hajnat në zyrën e ish Rektorit Ramadan Zejnullahu kanë vjedhur dy televizorë dhe kompjuterin që ai e kishte shfrytëzuar, ndërsa një kompjuter tjetër që ishte në zyrë nuk e kanë marrë.

Policia tashmë është duke e hetuar rastin, ndërsa, ndaj kompanisë “Rojet e Nderit”, që ka për detyrë sigurimin e objektit do të ndërmerren masa ndëshkuese.

Exit mobile version