Site icon Telegrafi

Në rast të një regjimi presidencial hiqet posti i kryeministrit në Turqi

Posti i kryeministrit do të hiqet në Turqi në kuadër të reformës kushtetuese parashikuar për të vendosur një regjim presidencial që riforcon pushtetet e kreut të shtetit, Recep Tayyip Erdogan, theksoi një ministër.

“Nuk do të ketë post kryeministri në sistemin e ri”, deklaroi për agjencinë zyrtare turke të lajmeve Anadolu Agency, ministri i Ujërave dhe Pyjeve, Veysel Eroglu.

Sipas tij presidencializimi i sistemit do t’i japë gjithashtu vend emërimit të një apo disa zëvendsëpresidentëve.

”Ministrat do të emërohen jashtë Parlamentit. Sistemi do të bazohet në ndarjen e pushteteve ekzekutive dhe legjislative”, shtoi ai.

Ai konfirmoi gjithashtu se në kuadër të reformës kushtetuese presidenti duhet të dalë nga një parti politike.

“Kushti për të qenë anëtar i një partie politike është kryesor”, theksoi ai.

Ministri shtoi gjithashtu se kjo reformë duhet të marrë mbështetjen e të paktën 330 deputetëve në Parlament për t’iu nënshtruar më pas një referendumi në pranverën e ardhshme.

Exit mobile version