Telegrafi

Në rast se largohet Manolas, Roma do të përpiqet ta transferojë Jerome Boatengun

Kostas Manolas ende nuk e ka të sigurt qëndrimin tek skuadra e tij aktuale Roma.

Por në Itali janë të sigurt se edhe në rast të largimit të grekut, Roma ka gjetur një zëvendësues të mirë për të.

Fjala është për reprezentuesin gjerman, Jerome Boateng i cili nuk po kalon momente të mira te Bayerni.

Ardhja e Niklas Sule ka bërë që pozita e titullarit për Boateng të rrezikohet jo pak.

‘Tuttomercato’ shkruan se drejtori sportiv i Romës, Mochi ka biseduar me agjentin e Boatengut për një transferim të mundshëm në Serie A.

Roma është e gatshme të shpenzojë rreth 30 milionë euro për 28 vjeçarin në rast të largimit të Manolasit.

Manolas është duke u kërkuar nga kampionët e Serie A, Juventus. /Telegrafi/