Roma ka arritur të kaloj në çerekfinale të Ligës së Konferencës pas dy ndeshjeve shumë të vështira me Vitessen.
Giallorosët triumfuan në udhëtim 0-1, derisa në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Olimpico sfida u mbyll në barazim 1-1 falë një goli të vonshëm të Tammy Abraham.
Por skuadra italiane ishte në ethe që nga minuta e 62-të, kur mysafirët realizuan njërin nga golat më të mirë në vitet e fundit.
Ishte mesfushori gjerman Maximilian Wittek që realizoi me një ‘volley’ nga një distancë prej 30 metrave.
5 – With five goals in European competition, Maximilian Wittek is now @MijnVitesse's all-time European top scorer. Worldie. pic.twitter.com/aZo3GUppDT
— OptaJohan (@OptaJohan) March 17, 2022
Dasa dhuroi një asistim të bukur për Wittek i cili nuk priti shumë duke zënë topin në ajër dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin vendas Rui Patricio.
Sigurisht që goli i Wittek do të jetë ndër kandidatët për çmimin ‘Puskas’ si goli më i miri i vitit. /Telegrafi/
Best goal here? 🤩
⚽️ Yira Sor
⚽️ Maximilian Wittek
⚽️ Cengiz Ünder
⚽️ Douglas Augusto@Heineken | #UECLGOTW | #UECL— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) March 17, 2022