Telegrafi

Në rast se Interi arrin shtatë fitore radhazi, pason shpërblimi

Interi po kalon në një periudhë të mirë që nga ardhja e Stefano Piolit.

Fitorja ndaj Chievos me rezultat 3-1 ishte e pesta radhazi për zikaltërit.

Por, kinezët e Suning dëshirojnë më shumë dhe kështu ata kanë vendosur të motivojnë lojtarët.

Sipas raporteve në Itali, besohet se Suning i ka premtuar lojtarëve shpërblime të majme me para në rast se ata fitojnë ndaj Palermos dhe Pescaras.

E gjitha kjo është bërë për t’i motivuar ata për të fituar edhe ndaj Juventusit. /Telegrafi/