Site icon Telegrafi

Në rajonin e Vinicës pothuajse ka përfunduar mbjellja vjeshtore e drithrave

Kushtet e mira klimatike, prania e lagështisë së mjaftueshme në truall, si edhe përdorimi i masave agroteknike, kanë kontribuar në mbjelljen vjeshtore në rajonin e Vinicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto kushte kanë ndikuar që të realizohet 93% e planit për mbjellje. Gjithsej janë mbjellur 657 hektarë tokë bujqësore me kultura drithrash. Pjesa më e madhe është kryer nga bujq individual. është paraparë edhe mbjellje e Afionit dhe barnishteve ushqyese për bagëti./Telegrafi/

Exit mobile version