Rajoni i Pollogut përballet me mungesë të kuadrit përkatës në industrinë ushqimore, por edhe në prodhimin industrial në përgjithësi.
Pronarët e firmave thonë se nuk mund të gjejnë punëtorë, kurse një numër i madh të arsimuarish kanë vetëm aspektin teorik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas TV Telmës, ata përballen me praktikë vetëm kur shkojnë në punësim.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) e shohin zgjidhjen te arsimi i dyfishtë, që do t’u mundësonte studentëve edhe mësimin praktik.
Sipas të dhënave të Agjencisë për zhvillim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ESA, 87% e kërkuesve të punës në rajonin e Pollogut janë të pakualifikuar, duke marrë parasysh se 60% e tyre nuk kanë kryer shkollim fillor ose të mesmëm, kurse pjesa tjetër kanë vetëm shkollë të mesme./Telegrafi/