Për katër muaj të këtij viti policia e rajonit të Tetovës dhe Gostivarit ka zbuluar 490 vozitës të cilët kanë drejtuar automjete pa leje për vozitje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë muajit mars, në rajonin e Tetovës, siç ka deklaruar Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB Tetovës, janë zbuluar 176 vozitës pa leje, ndërsa po në Gostivar gjithsej 285 drejtues “të egër”. Nëse këtyre numrave u shtohen edhe mbi 100 të tjerët të zbuluar gjatë muajit maj në Tetovë dhe mbi 50 në rajonin e Gostivarit, situata brengos. Por ky numër është akoma më i madh, konsiderojnë në policinë e Tetovës.
Nga policia presin që kaosi të rritet në muajt e ardhshëm, meqë pritet të arrijnë edhe mërgimtarët të cilët zakonisht vijnë me automjete të shpejta dhe të shtrenjta dhe nuk i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Për këtë arsye nga policia e Tetovës paralajmëron kontrolle të përforcuara si në rrugët lokale ashtu edhe në autostrada./Telegrafi/