Në bazë të aktiviteteve të përpiluara programore, në rajonin ku bëhet prerja e drurit për ngrohje në rajonin e Dibrës dhe Qendrës Zhupë, njësia rajonale e ”Pyjet e Maqedonisë” do të bëjë pyllëzimin e 20 hektarëve hapësirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Rami Lata, udhëheqës i njësisë rajonale, deklaron se është paraparë të mbjellen pyje halore, kryesisht pishë të zezë dhe pishë të bardhe, si edhe bredh. Gjithsej do të mbjellen rreth 40 mijë rrënjë.
Sipas AIM-së, Lata është i kënaqur që në mbledhje, përveç të punësuarve përfshihen edhe qytetarët dhe nxënësit./Telegrafi/