Derisa janë numëruar rreth 90 për qind të votave, KQZ në Rahovec po e nxjerrë fitues deri tani kandidatin e PDK-së Idriz Vehapi. Ndryshe më herët sipas rezultatit të Exit Poll-it ka qenë një garë e ngushtë në mes të dy kandidatëve.
Vehapi deri tani ka marrë 50.5 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i tij Smajl Latifi i AAK-së 49.5 për qind. /Telegrafi/