Telegrafi

Në Rahovec organizohet Final Four i Kupës së Kosovës për U-16 dhe U-18

(Foto: Basketbolli.com)

Në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe në bashkëpunim me KB Rahoveci dhe Komunën e Rahovecit në fundjavë në palestrën “Mizahir Isma” do të organizohet Final Four i Kupës së Kosovës për grupmoshën U16 dhe U18.

Ekipet gjysmëfinaliste në kategorinë U16 janë M Junior, Vushtrria Basket, Kerasan Prishtina dhe Borea, kurse te U18 janë Penza, Kerasan Prishtina, Borea dhe Golden Eagle Ylli – thuhet në faqen e FBK-së.

Më poshtë mund të gjeni orarin e plotë të të gjitha ndeshjeve:

Final Four/Rahovec

E shtunë (06.04.2019):

11:00 M Junior – Vushtrria Basket (U16)

13:00 Kerasan Prishtina – Borea (U16)

15:00 Penza – Kerasan Prishtina (15:00)

17:00 Borea – Golden Eagle Ylli

E diel (06.04.2019):

14:00 Finalja te U16

16:00 Finalja te U18