Site icon Telegrafi

Në qytetin rus Perm, zjarri kaplon termocentralin – gjendet vetëm 2 mijë kilometra larg Ukrainës

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një termocentral në qytetin rus Perm.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografitë dhe videot, ku shihet tymi i zi duke dalë nga termocentrali Permskaya CHPP-9, në pjesën qendrore të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Deri më tani nuk dihet akoma shkaku i zjarrit, ndërsa retë e tymit të zi kanë mbuluar qytetin rus.

Mediat ruse raportojnë se zjarri kishte shpërthyer në kulmin e termocentralit.

Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri kishte shpërthyer fillimisht në një punëtori brenda termocentralit.

Rreth 500 persona që gjendeshin brenda objektit janë evakuuar, kurse Perm gjendet rreth 2 mijë kilometra larg Ukrainës. /Telegrafi/

Exit mobile version