Telegrafi

Në qyteti italian që është epiqendra e coronavirusit po zhvillohet nga një funeral për çdo 30 minuta

Pasi vdiqën 164 persona brenda një jave si pasojë e coronavirusit, qyteti italian po zhvillon nga një funeral për çdo 30 minuta, ndërsa vazhdon të jetë epiqendra e kësaj pandemie.

Morgu i spitalit në Bergamo të Lombardisë, është përplot me njerëz, ndërsa trupa të tjerë po mbahen në kishë dhe pritet që të varrosen, transmeton Telegrafi.

Virusi tashmë e ka kapluar Evropën, ndërsa Italia është më e prekura nga coronavirusi, me 1,400 të vdekur, ndërsa numri i të infektuarve është ngritur në 21 mijë.

Fajin për përhapjen e sëmundjes, konsiderohet se e kanë vet viktimat që nuk qëndruan të mbyllur, por dolën që të shoqëroheshin së bashku.

Rajoni verior i Lombardisë, që përfshin edhe Milanin, është zona më e goditur nga virusi.

Gjatë ditës së djeshme, është raportuar rritja më e madhe e numrit të personave të infektuar, që ka ndodhur brenda një dite. /Telegrafi/