Pas vendimeve të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe situatës së krijuar, Shoqata e Sigurimeve e Kosovës është duke i përcjellë për se afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19.
Në zbatim të rekomandimeve, të gjitha kompanitë e sigurimeve në vendin tonë janë duke punuar me kapacitete minimale.
“Duke qenë se tashmë në tre (3) qytetet si Klina, Vitia dhe Malisheva janë vendosur në karantinë, rrjedhimisht jemi njoftuar se Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve nuk do të punojnë në këto qytete, sikurse kanë njoftuar edhe disa banka komerciale. Andaj lusim qytetarët që sa më shumë që munden t’i eliminojnë punët nëpër sportele ndërsa lidhur me shërbimet e sigurimit në këto tre (3) qytete, njoftojmë qytetarët se nuk do të ofrohen shërbime të sigurimeve. Në qytetet tjera kompanitë e sigurimeve do të vazhdojnë të operojnë me kap acitete minimale, deri në njoftimin e radhës, e gjithmonë duke zbatuar rekomandimet dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.