Telegrafi

Në QKUK, mjekët nga Australia operojnë disa fëmijë

Dje dhe sot janë kryer operacione tek fëmijët me anomali të lindura dhe shumë komplekse që përfshinë organet urogjenitale dhe traktin urinar të sipërm, të kombinuara me anomali te sistemit gastrointestinal.

Operacionet po i kryen Profesor Paddy Deëan nga Spitali Universitar i Melburnit të Australisë dhe Profesor Nexhmi Hyseni, me ekipin e mjekeve të Kirurgjisë së Fëmijëve.

Kjo është vizita e tretë e Profesor Paddy Dewan, me ndihmesë të Organizatës Australiane e ashtuquajtur "Kind Cuts for Kids" misioni i së cilës është të ndihmojë ofrimin e shërbimeve mjekësore tek fëmijët me sëmundje të rënda në vendet në zhvillim.

Kjo organizatë ndihmon në avancimin e shërbimeve shëndetësore të këtyre vendeve në edukim, demonstrimin e shkathtësive praktike mjekësore, përkatësisht të teknikave operative të sofistikuara me qëllim transferi të tyre në stafin e mjekëve vendor. Gjithashtu komuniteti shqiptar ne Melburn, e ka mbështetur financiarisht këtë vizitë. /Telegrafi/