Telegrafi

Në QKUK kryhen punime ndërtimtarie në prani të sëmurëve (Video)

Një pacient me zemër të sëmurë, i shtrirë në repartin e kardiologjisë në QKUK, është detyruar të rri ulur, pasi që disa punëtorë po rregullojnë diçka me shpuese elektrike.

Ndërkohë që një infermiere kujdesej për të herë pas here, njofton Klan Kosova

Punëtorët aty intervenimin në dhomën 87 në këtë repart, të mërkurën, po e kryenin në prezencë të pacientëve të sëmurë.

Përveç kësaj, po këtë ditë, në të njëjtin repart, dreka dhe darka për pacientë u shërbyen pa lugë.