Site icon Telegrafi

Në QKUK dhe spitale po trajtohen 212 pacientë me coronavirus

212 pacientë po trajtohen nga COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme që janë pjesë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë 144 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 20 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 71 pacientë

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 17 pacientë

Klinika e Pediatrisë,7 pacientë

Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 12 pacientë

Spitali i Prizrenit,17 pacientë

Spitali i Pejës, 19 pacientë

Spitali i Gjilanit, 22 pacientë

Spitali i Gjakovës, 24 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 10 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version