Site icon Telegrafi

Në QKUK, 73 lindje u kryen brenda katër ditëve

Foto: Ilustrim

73 lindje janë kryer për katër ditë në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas raportit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, 18 prej tyre janë kryer me operacion.

Siç bëhet e ditur, për të dy gjinitë, numri i foshnjave është i njëjtë: 38 foshnje vajza dhe 38 djem.

“Sipas raportit të punës për tri ditët e fundit të javës së shkuar dhe për të hënën e kësaj jave, 3 lindje u regjistruan me binjakë, ndërkaq”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/

Exit mobile version