Site icon Telegrafi

Në Qipro hapet plazhi i parë për qentë

Qiproja është vendi i vetëm në të cilin qenve zyrtarisht u ndalohet qasja në plazh, kështu që hapësira e veçantë nuk është çështje e luksozitetit të sëmurë, sa e dëshirës që kafshët shtëpiake të mbahen larg nga notuesit njerëz.

Vizitorët e plazheve ne Qipro që një kohë janë të nervozuara nga qentë të cilët së bashku me pronarët e tyre janë kënaqur në të mirat e detit, kështu që autoritet lokale të qytetit Ayia Napi kanë vendosur të bëjnë një plazh të veçantë për qentë.

Kryetari i qytetit Antonis Tsokkos u ka thënë gazetarëve se me urdhër të qeverisë është dashur të gjejnë një hapësirë të dedikuar për qentë dhe se identifikimi dhe përgatitja e plazhit ka zgjatur rreth një muaj.

Në fakt, banorët lokalë shumë shpesh janë akuzuar për helmim të qenve të cilët turistët sjellin me vete. Padurueshmëria ka kulmuar në muajin qershor është vrarë qeni së bashku me pronarin e tij, e krejt kjo ka ngjarë pas një zënke nëse kafsha guxonte të futej në plazh.

Exit mobile version