Telegrafi

Në qershor vjen filmi dokumentar për Luciano Pavarottin

Luciano Pavarotti (Foto: Getty Images/Guliver)

Kompania CBS Films e ka publikuar paraqitjen e shkurtër të filmit dokumentar, “Pavarotti”, regjinë e të cilit e ka bërë Ron Howard.

Filmi sjell detaje nga jeta, puna dhe vepra me ikonës italiane të operës, Luciano Pavarotti, ndërsa dokumentari është realizuar nga ekipi që e ka krijuar filmin “The Beatles: Eight Days A Week – The Touring Years”.

“Pavarotti” do të shfaqë xhirime nga performancat historike të Pavarottit, intervista, por edhe pjesë nga arkivi privat, të cilat nuk janë publikuar më parë.

Mes tjerash, do të tregohen edhe koleksione nga studioja dhe xhirimet e drejtpërdrejta, ndërsa filmi do të nisi shfaqjen nëpër kinema në muajin qershor.

Për nevojat e dokumentarit për tenorin italian, kanë folur edhe bashkëpunëtorët më të afërt dhe miqtë, në mesin e të cilëve, edhe Jose Carreras, Placido Domingo e Bono Vox. /Telegrafi/