Në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, po punohet që të mbahet rundi i ri dialogut në nivelin më të lartë politik Prishtinë-Beograd, porse ky takim do të zhvillohet pasi të formohet Qeveria e re serbe. Formimi i kësaj Qeverie pritet të bëhet në fillim të muajit qershor
“Përfaqësuesja e Lartë e Federica Mogherini është në kontakt me të dy palët në mënyrë që të arrihen hapa që shpien drejt implementimit të marrëveshjeve të arritura”, citon tanjug të ketë thënë zëdhënësja e Përfaqësueses së lartë, Maja Kocijançiq, transmeton koha.net.
Serbia ende pengon respektimin e marrëveshjes për kodin telefonik, për lëvizjen e lirë, për tabelat e automjeteve të Kosovës, për energjinë.
Në Bruksel, në ndërkohë, vazhdojnë bisedimet në nivelin teknik ndërmjet dy Kosovë e Serbisë.