Në pajtim me Ligjin për akciza të cigareve dhe prodhimeve tjera të duhanit, nga qershori i këtij viti pritet që të rritet çmimi i cigareve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji parasheh rritje të cigareve secilin vit për më së paku 4 denarë, deri më 2023, pra një pako cigare mund të arrij deri 200 denarë.
Rritja e fundit e çmimit të duhanit ndodhi në gusht të vitit të kaluar. Duke marrë parasysh se çmimi i cigareve u rrit edhe jashtë dispozitave ligjore, atëherë çmimi i cigareve mund të rritet më tepër se sa që parashihet./Telegrafi/