Telegrafi

Në qershor ka gjasa të nisin arrestimet për Gjykatën Speciale (Video)

Muaji qershor supozohet të nis punën Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Kërkesat e Veteraneve të Luftës së UÇK-së, për ndryshime të ligjit për Gjykatën Speciale, janë të vonuara dhe tani të ndikuara nga politika. Kërkesat e tilla është dashur të bëhen para se të hartohen dhe votohen ligjet për Gjykatën Speciale.

Kështu ka thënë për KosovaPress, avokati Tom Gashi. Ai ka pranuar se zyrtarë të profilit të lartë e kanë konsultuar për Gjykatën Speciale, por nuk dëshiron të përmend emra.

“Sa i përket personave që do të jenë të akuzuar në Gjykatën Speciale, askush me saktësi, përveç prokurorit, nuk i di këto. Dhe, askush nuk do të duhej të bënte spekulime të tilla, duke përmendur emra të përveçëm”, thotë ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në gusht të vitit 2015-të, kanë votuar ndryshimet kushtetuese, që i hapin rrugën themelimit të Gjykatës Speciale për krime lufte. /P.Musa/