Telegrafi

Në qershor Festivali i Lirisë

Organizatorët e festivalit në një konferencë për media, e cilësuan ketë si ngjarjen më të madhe muzikore në Kosovë.

Ky festival do të prezantojë edhe emra të njohur të skenës muzikore botërore. Dy boshtet e festivalit janë paraqitja e reperit Fat Joe dhe grupi muzikor nga Islanda, Gus-Gus.

Pjesëmarrës në këtë festival do të jenë edhe artistë të tjerë nga Britania e Madhe, Franca, Italia, dhe artistë të shumë vendorë, si: Asgjë Sikur Dielli, Kaos, Bimbima, etj. Po ashtu pjesëmarrës në festival do të jetë edhe grupi nga Maqedonia Blla blla blla që do të shënojë rikthimin e këtij bendi në skenë.

Freedom Festival është organizim i Radios “Urban Fm”, ndërsa është mbështetur nga Zyra e Kryeministrit. Edicioni i parë do të kushtojë 200 mijë euro, ndërsa pritet të jetë tradicional. I gjithë festivali do të mund të përcillet nga të interesuarit pa pagesë. /ktv/