Telegrafi

Në qepallat e gjashtëvjeçarit u gjetën morra të zonës pubike (Video)

Mjekët kanë menduar se gjashtëvjeçari ka ekzemë, por më pas ka dalë se ai kishte një problem tjetër.

Meqë djaloshi nuk shërohej, mjekët e kanë kontrolluar me endoskop – pajisje që i ndihmon dermatologët për të shikuar shtresat e lëkurës.

Te qepallat e fëmijës, janë gjetur dhjetëra morra që zakonisht jetojnë në zonën pubike.

Nuk dihet se si kanë arritur këta parazitë deri te sytë e djalit që kishte higjienë normale. /Telegrafi/