Telegrafi

Në Qendrën e Mjekësisë Sportive, shtatë pacientë me COVID-19 në gjendje kritike

Në njësinë intenzive të Qendrës së Mjekësisë Sportive janë duke u trajtuar 20 pacientë me COVID-19, për shkak të gjendjes së tyre shumë të rënduar.

Në këtë njësi sportive kujdestarojnë katër anesteziologë, për përkrahje respiratore.

Infektologu Gazmend Spahia ka dhënë detaje se si funksionon stafi i kësaj qendre për të trajtuar pacientët me Covid-19-të.

”Meqë jemi njësi intensive, të gjithë pacientët janë në gjendje të rëndë, por kemi shtatë pacientë në gjendje kritike”, tha Spahia njofton Klan Kosova.

Më tej Spahia tha se ‘këtu kemi pacientë diku mbi 50% mbi moshën 60 vjeçare dhe 80 vjeçare por kemi fatkeqësisht kemi edhe pacientë të ri deri në moshën 50 vjeçare – mosha më e re është 47 vjeç”.