Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në 24 orët e fundit në Shkup janë hospitalizuar 70 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve me coronavirus.
Gjithsej 569 pacientë të dyshuar ose me coronavirus po mjekohen në spitalet e Shkupit.
“Dje në Klinikat interne janë pranuar 48 pacientë. 3 pacientë janë pranuar në qendrën kovide në “8 Shtatori” dhe 2 u pranuan dje në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. 16 pacientë të rinj u pranuan në Kozle dhe 2 në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve.
Në 24 orët e kaluara, 33 pacientë të shëruar janë lëshuar në shtëpi.
Aktualisht, 277 pacientë po trajtohen në Qendrat Covid të Klinikave Interne dhe Kirurgjisë”, thonë nga Ministria e S.