Telegrafi

Në qendër të qytetit në mes të ditës nxjerr revolen dhe qëllon adoleshentin me pesë plumba në kokë, kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur një burrë zbret nga motoçikleta në qendër të qytetit në mes të ditës, dhe pa u menduar dy herë nxjerrë revolen dhe qëllon për vdekje një adoleshent dhe atë në prezencë të vëllait të tij.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur Mynor Steven Martinez Lemus 19-vjeç dhe vëllait i tij Ëilliam po qëndronin ulur krah për krah pranë një dyqani, kur ndodhi sulmi në Guatemalë, transmeton Telegrafi.

Dyshja po pinin pije të gazuara në kënaçe kur një motoçikletë me dy persona ndalet para tyre, dhe njëri prej tyre zbret dhe u afrohet adoleshentëve. Për një moment nxjerr revolen dhe qëllon në kokë të riun.

Por, sikur kjo të mos mjaftonte ai e qëllon edhe disa herë derisa largohej, që të sigurohet që ka kryer me “sukses” misionin. Mirror ka edituar videon për shkak të përmbajtjeve të rënda, ku momenti i vrasjes është shlyer.

Kur autoambulancat arritën në vendin e ngjarjes, adoleshenti kishte ndërruar jetë.

“Ai është qëlluar me pesë plumba në kokë dhe ka mbetur i vdekur në vend”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Mynor Ruano.

Sipas banorëve të asaj zone, që të dy vëllezërit ishin të njohur si diler të drogës. /Telegrafi/