Sot, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, është paraqitur sërish Fredi Beleri për të kërkuar lirimin me kusht.
Tre seancat e mëparshme kanë dështuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm. Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Beleri përfaqësohet në Gjykatë nga avokati Geni Gjyzari.
Avokati konfirmon per euronews albania se seanca për lirimin e Belerit ka nisur që në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Kujtojmë se Beleri qëndron në burg që prej 12 majit të vitit të kaluar, i akuzuar për blerje votash.
Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, në të cilat kandidonte për kryebashkiak, duke arritur që të fitonte shumicën e votave megjithëse ishte në burg, por izolimi i pamundësoi mbajtjen e postit.
Më pas Beleri u zgjodh eurodeputet në Parlamentin Europian duke kandiduar për Partinë Demokracia e Re në Greqi. /Telegrafi/