Telegrafi

Në pulën e paketuar, gjetën më shumë se që kërkuan

Michael Stroud, e ka blerë një pulë të paketuar për 4.5 funte, por kur vajza tij Robyn e ka hapur që ta përgatis, ka gjetur diçka të pështirë në paketim.

Në pjesën e brendshme të pulës, ishin ende organet e tretjes, disa kokrra grurë dhe ushqim tjetër i papërpunuar, transmeton Telegrafi.

Sipas vajzës 18-vjeçare, pula që kutërbonte erë fekalesh, ka pasur pupla në pjesën e pasme.

Zyrtarët e marketit ku është shitur pula, e kanë kthyer mbrapa paketimin dhe i kanë dëmshpërblyer me shumë mallra tjera. /Telegrafi/